Kroos, Modric dhe Asensio rikthehen kundër Valencias

  • 02 April 2019 - 17:09
Kroos, Modric dhe Asensio rikthehen kundër Valencias

Toni Kroos, Luka Modric dhe Marco Asensio janë rikthyer për ndeshjen e Real Madridit në udhëtim kundër Valencias të mërkurën në Mestalla.

Një futbollist i cili megjithatë nuk është ftuar, është Marcos Llorente, i cili ndien një shqetësim dhe Zinedine Zidane nuk ka dashur të rrezikojë me të.

Llorente i bashkohet Thibaut Courtois, Dani Carvajal dhe Vinicius Junior në listën e futbollistëve të lënduar, ndërsa Fede Valverde dhe Brahim Diaz nuk janë ftuar fare.

Skuadra e plotë e Real Madridit për ndeshjen kundër Valencias.

Portierë: Keylor Navas, Luca Zidane and Moha.

Mbrojtës: Jesus Vallejo, Sergio Ramos, Raphael Varane, Marcelo, Alvaro Odriozola and Sergio Reguilon.

Mesfushorë: Toni Kroos, Luka Modric, Casemiro, Marco Asensio, Isco and Dani Ceballos.

Sulmues: Mariano Diaz, Karim Benzema, Gareth Bale and Lucas Vazquez.

(Kosova Sot)