Nisin hetimet ndaj Evras për komente homofobike

  • 02 April 2019 - 17:38
Nisin hetimet ndaj Evras për komente homofobike

Zyra e prokurorit të Parisit ka nisur hetimet ndaj Patrice Evra, i cili dyshohet se bëri komente homofobike ndaj Paris Saint-Germainit.

Në fillim të këtij muaji, një video e Evras u bë hit në rrjetet sociale, në të cilën francezi shihet duke u tallur me Paris Saint-Germainin pas eliminimit nga Liga e Kampionëve në kurriz të Manchester Unitedit.

Francezi u dëgjua duke e thënë fjalën “pede”, e cila ka ndërlidhje anti-homoseksuale, prandaj grupi për të drejtat e LGBTI ka ngritur padi ndaj Evras dhe tani zyra e prokurorit të Parisit ka nisur hetimet ndaj tij.

Gazeta britanike Sun shkruan se Evra mund të dënohet një vit burg dhe të gjobitet me 40 mijë euro nëse shpallet fajtor për ofendim homofobik. 

(Kosova Sot)