Man Unitedi i humb dy lojtarë, njërin në Barçë, tjetrin në PSG

  • 02 April 2019 - 19:29
Man Unitedi i humb dy lojtarë, njërin në Barçë, tjetrin në PSG

Manchester Unitedi është në rrugë për t’i humbur dy mesfushorë gjatë kësaj vere, sipas Sky Sport.

Sky raporton se Ander Herrera ka arritur marrëveshje me Paris Saint-Germainin, të cilit do t’i bashkohet në verë sapo t’i skadojë kontrata me Unitedin.

Ndërkohë, Juan Mata është në bisedime me Barcelonën, sipas mediumit britanik.

Gjatë ndeshjeve të kombëtareve së fundmi, Herrera, i cili ishte cak i Athletic Bilbaos në janar, e pranoi se diçka do të dilte nga thashethemet për PSG-në, të cilat i quajti të logjikshme kur i ke vetëm tre muaj të mbetur në kontratë.

Si Herreras, edhe Matas i mbaron kontrata me Manchester Unitedin në verë dhe atëherë të dy do të jenë futbollistë të lirë. 

(Kosova Sot)