Barça me Messin në stol i shkon Villarrealit që po lufton për mbijetesë

  • 02 April 2019 - 20:27
Barça me Messin në stol i shkon Villarrealit që po lufton për mbijetesë

Villarreali luftën për mbijetesë në La Liga do ta vazhdojë ndaj mbase kundërshtarit më të vështirë të mundshëm, liderit Barcelonës.

Villarreali e pret Barçën në Estadio de la Ceramica në Villarreal, në një ndeshje të vlefshme për javën e 30-të, që nis në orën 21:30.

Lionel Messi është lënë në stol nga trajneri Ernesto Valverde për këtë ndeshje.

Nëndetësja e verdhë është vetëm një pikë larg zonës së rënies nga liga, prandaj pikët i duhen si asnjëherë më parë.

Barcelona, në anën tjetër, ka dhjetë pikë më shumë se përcjellësi i parë në renditje, Atletico Madridi, dhe është në rrugë të sigurt për ta mbrojtur titullin.

(Kosova Sot)