Reims rikthehet sonte në fushën e gjelbërt, tifozët kanë një mesazh për Arbër Zenelin

  • 03 April 2019 - 12:07
Reims rikthehet sonte në fushën e gjelbërt, tifozët kanë një mesazh për Arbër Zenelin

Reims do të rikthehet sonte në fushën e gjelbërt.

Skuadra franceze e cila në përbërje ka yllin e Kosovës, Arbër Zenelin do ta zhvillojë sonte një ndeshje të rëndësishme në kuadër të javës së 30-të në kampionatin elitar francez.

Në “Stade de la Meinau”, Reims do të jetë mysafir i Strasbourg me fillim nga ora 19:00.

Pas shkëlqimit me Përfaqësuesen e Kosovës, Zeneli pritet të dhurojë ‘show’ edhe sonte me skuadrën e tij në Ligue 1, ku Reims kërkon fitoren e radhës.

Trajneri i Reims, David Guion pritet të startojë sonte nga minuta e parë me Zenelin për t’i dhënë ‘gjallëri’ sulmit.

Ndërkaq, prezencën e Zenelit në fushën e lojës janë duke e pritur me padurim edhe tifozët e Reims.

Përmes rrjeteve sociale, tifozët thonë se ‘dita e sotme është një ditë që premton pasi luan Arbër Zeneli’.

“Është gjë e mirë pasi sot Abër Zeneli luan futboll në Meinau dhe kjo është një ditë që premton”, shkruan ‘Phil Taylor’ në Twitter.

“Lojtari më i mirë, Arbër Zeneli”, shkruan ‘Smail Bouabdellah’.

(Kosova Sot)