Milot Rashica shpallet lojtari i ndeshjes Bremen – Schalke

  • 03 April 2019 - 23:43
Milot Rashica shpallet lojtari i ndeshjes Bremen – Schalke

Milot Rashica është shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes çerekfinale të Kupës së Gjermanisë mes Werder Bremenit dhe Schalkes, pasi i ndihmoi Bremenit të kalojë në çerekfinale me një gol sensacional.

Milot Rashica e frymëzoi Werder Bremenin drejt arritjes në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë, duke shënuar një gol të jashtëzakonshëm në fitoren 2:0 kundër Schalkes në Gelsenkirchen të mërkurën mbrëma.

22-vjeçaari e bombardoi portën e Nubel në minutën e 72-të për ta kaluar skuadrën e tij në epërsi. Ky gol dhe paraqitje e tij fantastike në përgjithësi ia fitoi atij çmimin lojtar i ndeshjes.

(Kosova Sot)