Xavi i thotë lamtumirë futbollit të luajtur me trofeun numër 34

  • 04 April 2019 - 23:24
Xavi i thotë lamtumirë futbollit të luajtur me trofeun numër 34

Xavi Hernandez ka pasuruar koleksionin e tij të trofeve pasi Al Saddi i tij ka fituar kampionatin e Katarit në atë që duket se ka qenë sezoni i fundit i një karriere fantastike.

“Jam 99% i sigurt se do të tërhiqem nga futbolli i luajtur. Tani po studioj për t’u bërë trajner. Dua të vazhdoj të jem në fushë dhe ndihem më i motivuar nga përgatitja e seancave stërvitore sesa loja në fushë”, ka thënë ai kohët e fundit në një intervistë për “Marca”. 

(Kosova Sot)