Salah e humb sfidën me bashkëlojtarët dhe ndëshkohet

  • 05 April 2019 - 10:33
Salah e humb sfidën me bashkëlojtarët dhe ndëshkohet

Edhe pse Liverpooli po garon për titullin e Premierligës, futbollistët e kësaj skuadre po sigurohen se kanë kohë edhe për t’u argëtuar gjatë kësaj kohe.

Mohamed Salah, Alex Oxlade-Chamberlain, Georginio Wijnaldum dhe Dejan Lovren të gjithë morën pjesë në sfidën për ta goditur shtyllën e portës. Kjo sfidë u incizua nga kamerat e klubit

Nga katër futbollistët që morën pjesë në këtë sfidë, Salah konsiderohej favorit për të fituar, ndërsa Chamberlain e Wijnaldum menjëherë pas tij. Më paku i besohej qendërmbrojtësit kroat, Dejan Lovrenit.

A dramatic crossbar challenge, with a special press-up forfeit for the loser.

Megjithatë, Salahu e humbi këtë sfidë dhe u detyrua që t’i bëjë disa ushtrime fizike pasi nuk arriti ta godasë shtyllën e portës.

Salahu dhe bashkëlojtarët e tij do t’i kthehet aksionit në Premierligë sonte, kur do të përballen me Southamptonin në stadiumin “St. Mary’s”.

Image

Aktualisht, Manchester City është një pikë para Liverpoolit me baras ndeshje të zhvilluara. Por, skuadra e Jurgen Kloppit mund ta rimarrë pozitën e parë sonte. 

 

 

 

 

 

 

(Kosova Sot)