Kështu dukej Edon Zhegrova kur ishte fëmijë!

  • 05 April 2019 - 12:19
Kështu dukej Edon Zhegrova kur ishte fëmijë!

Futbollisti kosovar e ka publikuar në Instagram një fotografi ku shihet kur ishte fëmijë

Edon Zhegrova duket se ka nostalgji për kohën kur ishte fëmijë.

Futbollisti kosovar e ka postuar një fotografi në Instastory, ku shihet kur ishte i vogël dhe mjaft simpatik.

Talenti i madh shqiptar e festoi ditë më parë ditëlindjen e 20-të, ndërsa gjatë dimrit u transferua tek Baseli nga Genku.

Zhegrova nuk po ka paraqitje me ekipin zviceran, por ai është duke punuar për ta fituar besimin e trajnerit në ekipin e ri, ku shihet si e ardhme e ndritshme.

Edoni njihet për driblimet e tij dhe asistimet, por kohë pas kohe di të shënojë edhe gola të bukur nga distanca.

Image

(Kosova Sot)