Revista zvicerane: Bernard Challandes, trajneri yll i Kosovës

  • 05 April 2019 - 13:58
Revista zvicerane: Bernard Challandes, trajneri yll i Kosovës

Revista prestigjioze zvicerane, L’illustre, e ka publikuar një artikull të veçantë për trajnerin e ekipit kombëtar të Kosovës, zviceranin Bernard Challandes.

Në moshën 67-vjeçare, ish-trajneri i Zurichut, Sionit, Xamaxit dhe shumë klubeve të tjera, po dhuron një spektakël emocionues me ekipin e ri të Kosovës. Bernard Challandes mund të arrijë ta kualifikojë vendin e fundit të pranuar në FIFA në EURO 2020. Në Prishtina, ai po i ndjek hapat e një gjysmëperëndie, shkruan L’illustre.

Kosovarët i dashurojnë statujat. Në Prishtinë, ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton, e ka një statujë e një shesh për shkak të rolit që luajti në vendimin e NATO-s për ta bombarduar Serbinë në vitin 1999. Pak hapa më tutje, edhe Nëna Tereza e ka një shesh të emëruar pas vetes. Nuk ka asnjë dyshim që një statujë do të ndërtohet edhe për Bernard Challandes nëse ai arrin ta kualifikojë vendin prej 1.8 milion banorëve në EURO 2020.

 “Jemi ende shumë larg. Prisni para se të na thirrni heronj”, përgjërohet Challandes, i cili nuk e ka mësuar ende formulën e nevojshme për t’i qetësuar tifozët euforik.

Në këtë vend 10 mijë kilometra të madh, që u pranua në UEFA e FIFA para tre vjetëve, pasioni gjendet gjithkund, gjatë gjithë kohës. Sapo zbret nga aeroplani, trajneri Challandes pritet me brohoritje nga shumë tifozë.

Për ta, dyshimi nuk lejohet. Ekipi i tyre do të përballet më disa nga kombëtaret më të mirë të kontinentit. “Ai do të na kualifikojë, kjo është e sigurt. Ai është trajneri më mirë, personi më i mirë për Kosovën”, thonë Agimi, Bajrami, Afrimi dhe të gjithë shokët e tyre, që po fotografohen me heroin e tyre. Optimizmi është edhe më i vërejtshëm në rrjetet sociale. “Danimarka, vendi i 10-të në renditjen e FIFA-s? Do të jetë interesante”, thonë shumica e kosovarëve, katër ditë para takimit mes tyre, që përfundoi me rezultat 2:2.

Që kur u emërua trajner i Kosovës para 12 muajve, Kosova është ngritur nga pozita e 180-të në pozitën e 130-të në ranglistën e FIFA-s. Edhe pse niveli i kundërshtarëve të tyre nuk ka qenë gjithmonë shumë i lartë, asnjë ekip tjetër s’ka arritur rezultate më të mira.

Askush s’mund ta di edhe sa do të jetë këtu Challandes. Mirëpo, nëse arrin të kualifikohet në Evropian, atëherë ai mund të emërohet trajner i përhershëm.

Bernard Challandes, 67 ans, est l’entraîneur de l’équipe nationale de foot du Kosovo. Visite avec lui de la capitale Pristina et de l’équipe à l’entraînement. Ici en compagnie de Kadri Veseli, 51 ans, président de l’Assemblée nationale et chef du parti démocratique kosovar.

Një gjë është e sigurt: nëse Bernard Challandes do t’i kishte të gjithë futbollistët me origjinë nga Kosova në skuadrën e tij, ai do ta kishte në duar një skuadër të shenjtë.

(Ksoova Sot)