Simeone: Nuk i frikësohem Messit

  • 05 April 2019 - 15:45
Simeone: Nuk i frikësohem Messit

Trajner i Atletico Madridit preferoi të përqendrohet te lëvdatat për punën e Ernesto Valverdes me Barcelonën, e jo të paraqitjet e jashtëzakonshme të Lionel Messit.

Diego Simeone ka thënë se skuadra e tij nuk i frikësohet yllit të Barcelonës, Lionel Messit. Madje, Simeone nuk pranoi t’i komentonte më tutje paraqitjet e Messit, por vazhdoi duke e lavdëruar trajneri Ernesto Valverde për punën që ka bërë me klubin katalonas.

Atletico Madridi do të përballet me Barcelonën këtë fundjavë. Barcelona e kryeson garën për titullin e La Ligës, me tetë pikë më shumë sesa skuadra e Simeones. Disfata në këtë ndeshje do t’ia shuante shpresat për titull klubit madrilen.

Barcelona po shpreson se do të mundë ta fitojë tripletën këtë sezon. Kjo shpresë ka mbetur gjallë falë edhe paraqitjeve të Messit, që ka arritur t’i shënojë 42 gola dhe t’i asistojë 21 të tjera në 39 ndeshje të zhvilluara.

Megjithatë, Diego Simeone nuk pranoi ta komentojë formën e Messit dhe në vend të kësaj u përqendrua te deklaratat për skuadrën e Barcelonës në përgjithësi.

“Kur u pyet për Messin, Simeone tha në konferencën për shtyp: “Fjala e duhur nuk është frikë, por respekt”.

“Barcelona e ka një skuadër të matur dhe unë besoj që për shkak të punës së mrekullueshme të trajnerit, skuadra ende ka shpresa për triumf në tri gara”.

“Ata janë në një pozitë për t’ia pasur xhelozi në La Liga, në Ligën e Kampionëve… është e vështirë të jesh një ekip si ata dhe të vazhdosh me fitore. Valverde, me stilin e tij të lojës, është duke e kaluar një sezon të mrekullueshëm”.

Messi i ka shënuar gjashtë gola nga goditjet e lira këtë sezon, përfshirë këtu nga një në tri ndeshjet e fundit.

“Kjo është një aftësi e pastër”, ishte vlerësimi i vetëm i Simeones për këto goditje të Messit.

(Kosova Sot)