Pique dhe Lenglet: Çifti i vitit në zemrën e mbrojtjes së Barcelonës

  • 05 April 2019 - 16:02
Pique dhe Lenglet: Çifti i vitit në zemrën e mbrojtjes së Barcelonës

Mbrojtja e Barcelonës ka qenë nën një llupë të madhe gjatë këtij sezoni. Skuadra e Ernesto Valverdes i pranoi katër gola në ndeshjen kundër Villarrealit, ku mungoi Gerard Pique, dhe këtë sezon ata e mbajnë rekordin më të keq defansiv gjatë kohës së fundit.

Megjithatë, statistikat e këtij sezoni mund të shikohen e vlerësohen në mënyrë të ndryshme dhe krahasimet nuk janë edhe aq të thjeshta, shkruan Marca

Së pari është fakti që Pique dhe Clement Lenglet kanë qenë duke performuar në një nivel shumë të lartë këtë sezon. Ata kanë qenë titullarë në 13 nga 21 ndeshjet e zhvilluara në vitin 2019 dhe katalonasit i kanë pranuar vetëm shtatë gola, ose 0.53 mesatarisht për ndeshje, që një statistikë e jashtëzakonshme.

Nga 13 ndeshjet e tyre së bashku, Barcelona i ka fituar nëntë dhe e ka humbur vetëm një. Dyshet e tjera të qendërmbrojtjes së klubit spanjoll nuk janë treguar kaq të suksesshëm.

Ndeshja e vetme ky dyshja e qendërmbrojtjes ishte Lenglet dhe Umtiti përfundoi me rezultat 4;4, ndërsa Pique dhe Umtiti i pranuan tri gola në dy ndeshjet kundër Rayo Vallecanos dhe Sevillës.

Dyshja Pique – Lenglet është opsioni i parë për mbrojtjen e Barcelonës.

Valverde e filloi sezonin me kombinimin e zakonshëm të sezonit të kaluar, Pique dhe Umtiti. Por, Umtiti u lëndua dhe Valverde u detyrua ta ndryshojë këtë dyshë, që s’kishte qenë duke performuar në nivelin e sezonit të kaluar.

Ky ndryshim ishte përfshirja e Lengletit në skuadër dhe ai e shfrytëzoi në maksimum këtë mundësi, duke qenë mbresëlënës në paraqitjet e para e duke bërë shumë pak gabime. Ai u përshtat menjëherë me jetën në mbrojtjen e Barcelonës.

Pique dhe Lenglet e kanë ndërtuar një mur para Marc-Andre ter Stegenit. Së bashku, ata e mbajtën portën e paprekur në ndeshjen si mysafirë kundër Lyonit, në dy ndeshjet në Santiago Bernabeu, kundër Real Madridit, dhe në ndeshjen kundër Athletic Bilbaos në San Mames.

Lenglet i ka fituar 68 për qind të dueleve, në krahasim me 64 përqindëshin e Piques. Dyshja ka statistika mjaft të mira edhe sa i përket saktësisë në pasime: francezi i ka kompletuar 89 për qind të pasimeve në mënyrë të saktë, ndërsa Pique 91 për qind.

Se sa mbresëlënës janë ata të dy së bashku mund të kuptohet edhe më mirë nga ndeshjet që s’i kanë luajtur bashkë. Në tetë ndeshjet ku s’kanë luajtur këta të dy, Barcelona i pranoi 12 gola.

Deri në fund të këtij sezoni, Pique dhe Lengleti do të jenë titullar para portës së Ter Stegenit për t’ia përmirësuar Barcelonës gjasat për ta fituar tripletën.

(Kosova Sot)