Federata Ndërkombëtare e Xhudos: Distria e bën Kosovën të artë

  • 05 April 2019 - 17:15
Federata Ndërkombëtare e Xhudos: Distria e bën Kosovën të artë

Federata Ndërkombëtare e Xhudos e ka përgëzuar Distria Krasniqin për performancën e saj në Grand Prix të Turqisë

Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF) ka shkruar në faqen e saj zyrtare në Facebook për suksesin e arritur sot nga Distria Krasniqi.

Xhudistja pejane u stolis me medalje të artë pasi shkëlqeu në kategorinë 48 kilogramë në Grand Prix të Antalyas në Turqi.

Distria i fitoi të katër meçet me Ippon, ndërsa në finale ishte më e mirë se kazakja Galbadrakh.

“Një sulm i jashtëzakonshëm nga Distria Krasniqi, e cila e realizoi një Ippon të shkëlqyeshëm për ta rrëzuar kazaken Galbadrakh. E artë për Kosovën”, ka shkruar IJF.

Distria ishte garuesja e vetme kosovare që mori pjesë në “Grand Prix Antalya 2019”. 

Image

(Kosova Sot)