Werder Bremen: “Milot Rashica – Krenaria e Kosovës”
Milot Rashica i ka gëzuar disa të rinj me iniciativë të Werder Bremen.
Në videon e titulluar “Milot Rashica – Krenaria e Kosovës”, është bërë një përmbledhje e paraqitjeve më të mira të Rashicës, derisa për të flasin bashkëlojtarët e tij, trajneri e fansat e Werder Bremenit.
Gjithashtu ka edhe fansa shqiptarë të cilët tregojnë se sa shumë inspirohen nga arritjet e Rashicës, i cili tashmë është bërë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Kombëtares së Kosovës në futboll.
Talenti i Kombëtares së Kosovës po shkëlqen në vitin 2019.
22-vjecari ka shënuar 9 gola në të gjitha garat këtë edicion, teksa numëron 10 në total në edicionin 2018/19 deri më tani. Ai ka dhuruar edhe 2 asiste.
Rashica ditë më parë e ndihmoi Werderin të kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë, duke shënuar një gol spektakolar në fitoren 2-0 kundër Schalkes.
Für @milotrashica hatte @pizarrinha vor dem Spiel einen wichtigen Ratschlag parat...
— SV Werder Bremen (@werderbremen) April 5, 2019
Die ganze Inside-Folge ë https://t.co/7WGDZOCZsQ#Werder | #Rashica pic.twitter.com/fSJLS9f6Fi
Për më tepër ndiqeni videon më poshtë.
(Kosova Sot)