Fansat kërkojnë shpjegime nga Kloppi për Shaqirin: “Çfarë ka ndodhur mes tyre?”

  • 05 April 2019 - 23:28
Fansat kërkojnë shpjegime nga Kloppi për Shaqirin: “Çfarë ka ndodhur mes tyre?”

Xherdan Shaqiri e ka shikuar sërish Liverpoolin e tij nga stoli, që mori pikët e plota në udhëtim te Southamptoni, duke triumfuar 3-1.

Gjërat kanë ndryshuar rrënjësisht për Xherdan Shaqirin.

Nëse në fund të vitit të kaluar ishte një lojtar kyç në skuadrën e Jurgen Klopp, gjithçka është ndryshe në vitin 2019.

Ai është paraqitur vetëm në 6 takime në vitin 2019, që të gjitha nga stoli, ndërsa në sfidën kundër Southamptonit, s’kishte minuta sërish për shqiptarin.

Kjo ishte ndeshja e gjashtë me radhë që Klopp e lë Shaqirin në stol dhe pavarësisht fitores së rëndësishme që Liverpooli mori, fansat nuk kënaqen me kaq, ata duan shpjegime se çfarë po ndodh me 27-vjeçarin.

“Lutuni për Shaqirin”, “Pse madje as nuk e përdor Kloppi Shaqirin?”, “Çfarë ka ndodhur mes Shaqirit dhe Kloppit?”, ishin disa nga postimet e shumta të fansave në “twitter”.

Shaqiri numëron 6 gola dhe 3 asiste në 26 paraqitje, që të gjitha në pjesën e parë të sezonit. 

 

 

(Kosova Sot)