Haxhi Krasniqi e bën edhe gruan ‘boksiere’

  • 05 April 2019 - 23:40
Haxhi Krasniqi e bën edhe gruan ‘boksiere’

Haxhi Krasniqi është duke punuar shumë që të mbrojë titullin e kampionit evropian më 11 maj, i cili do të përballet me boksierin gjerman, Stefan Hartel.

Haxhi Krasniqi e ka mësuar emrin e kundërshtarit të radhës.

Boksieri kosovar do të rikthehet në ring më 11 maj të këtij viti, në meçin e parë për vitin 2019.

Junikasi e mbylli vitin 2018 si kampion evropian dhe këtë vit do të mundohet ta mbrojë këtë titull dhe më pas ta synojë titullin e kampionit botëror, e cila është një ëndërr e tij e kamotshme.

Ai po punon shumë për të vazhduar mbretërimin në Evropë. Përveç tij, duket se boksin e pëlqen shumë edhe gruaja, Heidi Krasniqi dhe po merr mësime nga njeriu i duhur.

Ajo ka publikuar një video në Instagram duke ushtruar me burrin e saj.

(Kosova Sot)