Vinicius dyfishon vlerën e tij, bien Bale, Isco dhe Marcelo

  • 05 April 2019 - 23:52
Vinicius dyfishon vlerën e tij, bien Bale, Isco dhe Marcelo

Talenti brazilian nga 35 milionë euro, tani vlen 70. Marcelo ka rënë nga 70 milionë në 35, Bale nga 90 në 70 dhe Isco nga 90 në 60.

Sezoni i dobët i Madridit ka bërë që disa lojtarë të mos jenë në më të mirën e tyre dhe t’iu bie vlera.

Ata që më së shumti janë prekur nga situata aspak e mirë në Real këtë sezon, janë Marcelo, Isco dhe Bale, gjithnjë sipas uebsajtit “Transfermarkt”.

Marcelo sot, sipas “Transfermarkt”, vlen përgjysmë më pak se vitin e kaluar. Vlera e tij ka rënë nga 70 milionë në 35.

Edhe Bale ka pasur një sezon zhgënjyes dhe vlera e tij ka rënë nga 90 në 70, kurse vlera e Iscos, i cili u la jashtë pothuajse gjithmonë nga Santiago Solari, ka rënë nga 90 në 60 milionë.

Pozitive është ngritja fantastike e Vinicius Junior.

Vlera e 18 vjeçarit është dyfishuar, nga 35 milionë në 70 milionë.

Asensio, Ramos, Keylor, Mariano dhe Nacho – janë të tjerë lojtarë që kanë pësuar rënie.

Ndërsa futbollistët aktual më të vlefshëm të Los Blancos janë; Toni Kroos (80 milionë), Raphael Varane (80 milionë) dhe Marco Asensio gjithashtu me 80 milionë euro.

(Kosova Sot)