“Pesë ditë nga sfida me Ajaxin Ronaldo ka dhënë sinjale pozitive”

  • 06 April 2019 - 09:24
“Pesë ditë nga sfida me Ajaxin Ronaldo ka dhënë sinjale pozitive”

Massimiliano Allegri është optimist se Cristiano Ronaldo do t’ia dalë të rikuperohet për sfidën me Ajaxin në Champions League.

Imazhi i Cristiano Ronaldos në fushën e “Johan Cruyff Arena” në Amsterdam po merr gjithmonë e më shumë jetë…

Këtë e thotë edhe Massimiliano Allegri, trajneri i Juventusit.

“Cristiano ndihet mirë. Pesë ditë nga sfida ka dhënë sinjale pozitive, të shohim se si do të zhvillohet situata. Ai po bën gjithçka, shpresojmë të jetë në dispozicion”, tha Allegri.

“I grumbulluar ndaj Milanit? Absolutisht jo!”.

“Douglas Costa duhet të jetë në dispozicion për sfidën ndaj Ajaxit, Barzagli ka kontroll pas 8 ditëve, ndërsa Cuadrado kthehet në sfidën ndaj SPAL-it. Khedira duhet parë, ndërsa Caceres do të qëndrojë jashtë tre javë”. 

(Kosova Sot)