Rekordi tjetër është rrugës, Messi e do titullin e 10 në Spanjë

  • 06 April 2019 - 12:07
Rekordi tjetër është rrugës, Messi e do titullin e 10 në Spanjë

Messi e kërkon titullin e 10 të La Ligas – asnjë lojtarë në histori të Barcelonës nuk e ka arritur këtë. Aktualisht, Leo mban rekordin me më së shumti trofe me Andres Iniestan, dytë nga 9-të.

Rekorde, rekorde, rekorde. Duket se s’kanë fund të arriturat e Leo Messit në karrierë.

Pasi thyen rekorde që vështirë që janë dëgjuar ndonjëherë, del diçka e re dhe Messi e thyen edhe atë, për të kompletuar një karrierë ëndrrash – një lojtar që do të mbahet mend gjatë, shumë gjatë në histori, për gjithçka që i ka dhënë futbollit për më shumë se një dekadë.

Barça është rrugës së duhur për të fituar titullin e 26 të La Ligas në histori dhe në rast fitores sonte në “Camp Nou” kundër Atletico Madridit, diferenca do të shkonte në 11 pikë – dhe kështu do t’i afrohej edhe më shumë titullit të dytë me radhë në Spanjë.

Për Messin, do të ishte titulli i 10 në La Liga, çka do të thyente rekord historik – askush më parë në histori të klubit katalunas, nuk ka fituar kaq shumë.

Messi tani e mban këtë rekord me Andres Iniestan, që gjithashtu ka fituar 9 trofe të La Ligas me fanellën e katalunasve.

Titulli i 26 në histori të klubit, do të ishte i 10-ti në 15 sezonet e fundit – kjo tregon më së miri dominimin e Barcelonës në vitet e fundit që ka rrëmbyer afër 40 trofe që nga promovimi i 10-shit magjik në ekipin e parë.

Barça këtë edicion e kërkon sërish tripletën, për herë të tretë në histori të kubit.

PêKatalunasit janë afër të fitojnë edhe Kupën e Mbretit – në finale do të përballen me Valencian, derisa do të kërkojnë edhe trofeun e Champions League – fillimisht në çerekfinale do të ketë punë me Manchester Unitedin.

Messi, i cili ka shënuar deri më tani në karrierë 659 gola dhe ka dhuruar 270 asiste e që ka fituar më shumë 30 trofe, tashmë mban shumë rekorde mbi supe që vështirë se so t’i thyejë dikush ndonjëherë. 

(Kosova Sot)