Klopp: Manchester City, ekipi më i mirë në botë

  • 06 April 2019 - 14:13
Klopp: Manchester City, ekipi më i mirë në botë

Klopp mendon se aktualisht, City i Guardiolës është “ekipi më i mirë në botë”.

Trajneri i Liverpool, Jürgen Klopp, ka lavdëruar rivalin e tij të madh në luftën e titullit të Premierligë, Manchester City.

Sipas Kloppit, City i Pep Guardiolës është “ekipi më i mirë në botë”.

“Manchester City duket të jetë ekipi më i mirë në botë, kjo është e drejtë”, tha ish-trajneri i Borussia Dortmundit.

Për të argumentuar fjalët e tij, Klopp bëri një “xhiro” të shpejtë nëpër Europë, duke krahasuar “qytetarët” me skuadrat e tjera të mëdha të kontinentit.

“Barça kishte disa probleme kundër Villarreal, të martën, por ia doli të barazojë 4-4. Juventusi duket mjaft mbresëlënës në Itali, por nuk e dini saktësisht se si do të paraqitet në Ligën e Kampionëve, nëse Cristiano Ronaldo nuk luan”.

Trajneri i “Reds” vlerësoi performancën e skuadrës së Guardiolës si më të mirën: “Ajo duket pak më e qëndrueshme se të tjerat, por kjo nuk do të thotë se do t’i fitojë të gjitha ndeshjet e mbetura”.

(Kosova Sot)