Man Unitedi s’mund ta ndalë Messin, por mund ta mposhtë Barcelonën

  • 06 April 2019 - 16:34
Man Unitedi s’mund ta ndalë Messin, por mund ta mposhtë Barcelonën

Ish-sulmuesi Dwight Yorke e pranon se është e pakuptimtë që Manchester Unitedi të tentojë ta ndalë Lionel Messin, mirëpo ai beson se Barcelona mund të mposhtet nëse “Djajtë e kuq” luajnë në formën e tyre më të mirë.

Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer është duke u përgatitur për përballjen me kampionin në fuqi spanjoll, në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Lionel Messi dhe bashkëlojtarët e tij do të shfaqen në “Old Trafford” të mërkurën, më 10 prill.

Që të dy skuadrat do të tentojnë ta marrin një rezultat pozitiv nga kjo ndeshje, edhe pse Manchester Unitedi e ka dëshmuar kundër Paris Saint-Germainit se mund të habisë edhe kur luan jashtë shtëpisë.

Dwight Yorke beson se ish-klubi i tij mund ta mposhtë Barcelonën dhe të kualifikohet në gjysmëfinale nëse lojtarët e klubit nuk përqendrohen shumë për ta ndalur Messin.

“Nuk mendoj se mund ta ndalim Messin. Mendoj se duhet të përqendrohemi te loja jonë. Mendoj se duhet të luajmë në mënyrë pothuajse të përsosur për të fituar kundër Barcelonës. Ne e dimë se Messi është futbollisti më i mirë në gjeneratën tonë dhe me atë mentalitet, është gjithmonë e vështirë”, ka thënë Yorke.

“Por, mendoj se nëse luajmë kolektivisht kundër skuadrës dhe të japim maksimumin tonë, atëherë edhe me shkëlqesinë e Messin, mendoj se mund t’i kalojmë atë. Duhet të luajmë si skuadër dhe në këso lloj ndeshje, natyrisht, të duhet edhe pak fat”.

(Kosova Sot)