Autogoli i KEK-ut ia jep tri pikë të rëndësishme Llapit, triumfon edhe Drenica

  • 06 April 2019 - 17:19
Autogoli i KEK-ut ia jep tri pikë të rëndësishme Llapit, triumfon edhe Drenica

Sot u zhvilluan dy ndeshje në kuadër të xhiros së 26-të të IPKO Superligës së Kosovës. Në këto ndeshje, Llapi siguroi një fitore të rëndësishme ndaj KEK-ut, ndërsa Drenica triumfoi ndaj Trepçës ’89.

Në stadiumin “Agron Rama” Në Obiliq, Llapi arriti të fitojë kundër klubit të fundit në tabelë, KEK-ut. Goli i vetëm i kësaj ndeshjeje ishte autogoli i shënuar nga Leonat Vitia.

Kjo fitore e klubit nga Podujeva bën që ata të kthehen, të paktën deri nesër, në pozitën e dytë në tabelën e Superligës së Kosovës, ndërsa KEK-u mbetet në pozitën e fundit, me vetëm një pikë të fituar këtë sezon.

Ndërsa, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, Drenica arriti të sigurojë fitore me rezultat 2:0 ndaj Trepçës ’89.

Vendasit e shënuan nga një gol në të dy pjesët e ndeshjes. Goli i parë erdhi në minutën e dhjetë, përmes Kreshnik Ukës, ndërsa po i njëjti e shënoi edhe golin e qetësisë në minutën e 55-të të ndeshjes.

(Kosova Sot)