Pak ditë në krye të pankinës, Kukësi shkarkon trajnerin e radhës

  • 06 April 2019 - 19:03
Pak ditë në krye të pankinës, Kukësi shkarkon trajnerin e radhës

Ka zgjatur pak aventura e Ramazan Ndreut në krye të pankinës së Kukësit.

Pas humbjes 2-1 ndaj KS Kastriotin, drejtuesit e skuadrës verilindore kanë vendosur të shkarkojnë trajnerin. Lajmin e ka dhënë vetë klubi, menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Sipas drejtuesve, Ndreu është shkarkuar me motivacionin se nuk e menaxhoi si duhet lojën dhe ishte shumë inaktiv në pankinë.

“FK Kukësi njofton se, pas humbjes sot në Fushë Krujë me rezultatin 2 – 1 me KS Kastriotin, shkarkohet trajneri Ramazan Ndreu . Ndreu nuk menaxhoi si duhet lojen dhe ishte shumë inaktiv në pankinë. Trajneri ka patur mbështetje maksimale nga klubi dhe Presidenti, por humbja e sotme e ngarkon me përgjegjësi të plotë. Në vijim do kemi komunikime të tjera me publikun”, shkruhet në njoftim.

Ndreu më herët ka mbajtur postin drejtorit të menaxhimit dhe mori drejtimin e verilindorëve, pas shkarkimit të Armando Cungut. Kjo ishte humbja e parë për Ndreun, pas 3 ndeshjeve në krye të Kukësit; 1 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje.

Në javën e 27- të të Superligës, Kukësi pozicionohet në vendin e dytë në tabelë, me 45 pikë, 12 pikë larg vendit të parë, Partizanit.

(Kosova Sot)