Valverde: Jemi afër titullit, por ende s’ka mbaruar asgjë

  • 07 April 2019 - 09:42
Valverde: Jemi afër titullit, por ende s’ka mbaruar asgjë

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, këmbëngul se edhe pse skuadra e tij bëri një hap të madh drejt sigurimit të titullit në La Liga pas fitores 2:0 ndaj rivalit të drejtpërdrejt, Atletico Madridit, ka ende punë për të bërë pasi asgjë nuk ka përfunduar.

Barcelona tani është lider i pakontestueshëm me 11 pikë më shumë se Atletico Madridi shtatë javë para përfundimit të kampionatit

Trajneri i katalonasve ende refuzon ta diskutojë punën e titullit si gjë të kryer, duke u siguruar se futbollistët e tij të qëndrojnë me këmbë në tokë.

“Janë tri pikë shumë të rëndësishme. Jemi afër titullit, por ende nuk e kemi fituar; duhet ta mbarojmë punën”, tha Valverde pas ndeshjes.

“Jemi të lumtur sepse kundërshtari është në vendin e dytë në tabelë dhe është ekip i madh që lufton deri në fund”, shtoi ai. 

(Kosova Sot)