Rooney ndëshkohet më karton të kuq, pas ndërhyrjes së tmerrshme në Diego Rossin

  • 07 April 2019 - 11:51
Rooney ndëshkohet më karton të kuq, pas ndërhyrjes së tmerrshme në Diego Rossin

Wayne Rooney është ndëshkuar me karton të kuq për herë të parë në karrierën e tij në Major League Soccer në SHBA, pas një ndërhyrjeje të tmerrshme ndaj Deigo Rossit.

Skuadra e Rooneyt DC United po humbiste 3:0 kur sulmuesi anglez u përjashtua nga loja, duke ia përkeqësua gjërat bashkëlojtarëve të tij

Në fillim të pjesës së dytë, Rooney e humbi topin dhe si pasojë i ndërhyu tejet ashpër Rossit. Ndërhyrja e tij ishte e pafalshme dhe Rooney u ndëshkua direkt me karton të kuq.

Major League Soccerë@MLS

ROONEY SEES RED! #DCvLAFC

1,068

10:17 PM - Apr 6, 2019

409 people are talking about this

Twitter Ads info and privacy

Në fakt, gjyqtari Robert Sibiga së pari e ndëshkoi Rooneyn me karton të verdhë, por pasi e rishikoi incidentin në VAR, ndryshoi vendimin dhe ia tregoi të kuqin sulmuesit të DC United.

Rooney nuk protestoi dhe u largua nga fusha. 

(Kosova Sot)