Juventusi mund të shpallet kampion sot duke vendosur rekord të ri në Itali

  • 07 April 2019 - 12:27
Juventusi mund të shpallet kampion sot duke vendosur rekord të ri në Itali

Juventusi mund ta vendosë një rekord të ri në Serie A, duke e siguruar sot titullin plot shtatë javë para përfundimit të kampionatit.

Juve e mposhti 2:1 Milanin të shtunën mbrëma, prandaj nëse Napoli humb sot pasdite ndaj Genoas, atëherë bardhezinjtë do të shpallet kampion të Italisë edhe matematikisht.

Kjo për shkak se Juventusi ka përparësi në ndeshjet e drejtpërdrejta me Napolin këtë sezon. Napoli nuk do të mundë ta kapë kampionin në fuqi edhe nëse i fiton të gjitha ndeshjet e mbetura dhe Juve i humb të gjitha takimet.

Ky do të jetë titulli e tetë më radhë për Juven, që po ashtu është rekord në vete jo vetëm në Itali, por në top pesë ligat evropiane. Lyon është skuadra e vetme që ka a rritur më së shumti tituj radhazi në ligë, plot shtatë në Ligë 1, deri tani.

Kurrë më parë në histori të Serie A kampioni nuk është vendosur shtatë javë para fundit.

Rekordi është pesë ndeshje para fundit, që u vendos nga Torino në sezonin 1947-48, Fiorentina 1955-56, Interi më 2006-07.

(Kosova Sot)