Karton i kuq në derbin Gjilani – Drita

  • 07 April 2019 - 20:54
Karton i kuq në derbin Gjilani – Drita

Gjilani ka mbetur me një lojtar më pak në fushë në derbin kundër Dritës që po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Është Nika ai që u ndëshkua me karton në minutën e 17’ pas disa shtyrjeve me Liridon Lecin.

Nika u largua i zemëruar nga fusha drejt dhomave të zhveshjes, duke mos u pajtuar me vendimin e gjyqtarit.

Raportohet se për ndeshjen që po zhvillohet në “Fadil Vokrri”, janë shitur me shumë se 8 mijë bileta.

(Kosova Sot)