Kemi bërë aq sa për të marrë një barazim

  • 07 April 2019 - 22:40
Kemi bërë aq sa për të marrë një barazim

Mezani thotë pika e marrë në derbin e Anamoravës është e rëndësishme për Dritën.

Gjilani dhe Drita kanë ndarë pikët në xhiron e 26 të Ipko Superligës së Kosovës, duke barazuar 0-0 në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ndeshja me Gjilanit dhe Dritës përfundoi pa gola, por me kartonë të kuq – nga një për secilën skuadër.

Dy skuadrat mbeten me 10 lojtarë në fushë që në pjesën e parë.

Fillimisht Nika i Gjilanit u ndëshkua me të kuq në minutën e 17’, pas disa shtyrjeve me Liridon Lecin.

Para se skuadrat të shkojnë në pushim të pjesës së parë, në minutën e 45’, edhe Drita mbeti me një lojtar më pak në fushë, Neziraj u përjashtua me të kuq.

Gentjan Mezani, i cili me 20 mars u emërua trajner i Gjilani, u deklarua pas ndeshjes.

“Kur mbet me 10 lojtarë mendon vetëm që të mos humbasësh”, u shpreh fillimisht ai.

“Për pozitën që jemi, çdo pikë është e vlefshme, sepse e ndihmon skuadrën në rezultat pozitiv, në renditje”.

“Kjo pikë duhet të na mbajë me këmbë në tokë dhe të vazhdojmë të bëjmë akoma më mirë. Të punojmë më shumë dhe të arrijmë fitore, tri pikë”, tha trajneri. 

(Kosova Sot)