FFK-ja e mohon se Kosova do të luajë me fanella të reja në kualifikime për EURO 2020

  • 08 April 2019 - 14:18
FFK-ja e mohon se Kosova do të luajë me fanella të reja në kualifikime për EURO 2020

Kombëtarja e Kosovës nuk do të luajë me dizajn të ri të fanellave në ndeshjet e mbetura për kualifikime në Kampionatin Evropian 2020, mëson media.

Mediat vendore raportuan dje se kompania zvicerane e veshmbathjes “Fourteen”, e cila është partner zyrtar i Kosovës, do të dizajnojë fanella të reja për ekipin kombëtar, të cilat verdhekaltrit do t’i bartnin në ndeshjet kualifikuese për EURO 2020.

Por, burime të Federatës së Futbollit të Kosovës kanë thënë për median se nuk është e vërtetë që do të ketë dizajn të ri të fanellave me të cilat Kosova e nisi ciklin e parë kualifikues në histori të saj kundër Bullgarisë (1:1) muajin e kaluar në Prishtinë.

Në qershor të vitit të kaluar, Kosova arriti marrëveshje me kompania zvicerane “Fourteen”, duke e bërë atë sponsorin zyrtar të Kombëtares.

Image

Më 16 të atij muaji, Kosova e prezantoi logon e re, si dhe fanellat e reja të prodhuara nga “Fourteen”.

“Darnanët” kanë luajtur në Ligën e Kombeve, garën e re promovuese të UEFA-s, me këto fanella, të cilat djelmoshat kosovarë, sipas FFK-së, do të vazhdojnë t’i bartin edhe në ndeshjet kualifikuese në përpjekje për të çuar vendin në Kampionatin Evropian të vitit 2020. 

(Kosova Sot)