E keni dëgjuar shprehjen: “E ka shky golin”. Këtë e bën realitet Vedat Muriqi

  • 09 April 2019 - 12:07
E keni dëgjuar shprehjen: “E ka shky golin”. Këtë e bën realitet Vedat Muriqi

Vedat Muriqi e ka realizuar një gol karakteristik në humbjen e Rizesporit 2:7 ndaj Besiktasit. Sulmuesi kosovar e shqeu rrjetën me golin e shënuar në kampionatin turk

Shpesh e kemi dëgjuar shprehjen: “E ka shky golin”, ose: “E ka shky rrjeten”.

E këtë shprehje në realitet e ka kthyer të hënën mbrëma sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi.

Në fakt, përfaqësuesi kosovar ka realizuar gol në humbjen e Rizesporit me rezultat 2:7 nga Besiktasi.

Por, e veçanta e golit të sulmuesit prizrenas ishte se kur shënoi ai, topi përfundoi në portë dhe më pas u shqye rrjeta dhe topi doli jashtë.

Sigurisht, goli atij iu pranua, por më pas punëtorëve të stadiumit iu doli punë ta riparonin rrjetën e shqyer.

Goli i Muriqit ka bërë bujë në rrjetet sociale më shumë se fitorja e thellë e Besiktasit. 

(Kosova Sot)