Gjykata gjermane e dënon Dembelen pasi e la shtëpinë e papastër

  • 09 April 2019 - 13:13
Gjykata gjermane e dënon Dembelen pasi e la shtëpinë e papastër

Gjykata gjermane e ka gjobitur Ousmane Dembelen e Barcelonës 10 mijë euro, pasi që francezi e kishte lënë të papastër shtëpinë që e kishte huazuar gjatë kohës sa ishte lojtar i Borussia Dortmundit.

Fituesi i Kupës së Botës me Francën, Dembele, 21-vjeçar, iu bashkua Dortmundit nga Rennes në vitin 2016, por vetëm një vit më vonë u transferua në Barcelonë për një shumë prej 105 milionë eurosh.

Dembele është përballur me kritika për sjelljen e tij edhe gjatë fillimit të këtij sezoni me Barcelonën, megjithatë tani është bërë e ditur se francezi ishte treguar edhe më i pasjellshëm gjatë kohës së tij në Dortmund, kur po jetonte në një shtëpi të huazuar.

“Shtëpia ishte si një kosh mbeturinash. Mbeturinat ishin të shpërndara në të gjithë dhomat”, është shprehur pronari i shtëpisë, Gerd Weissenberg, për gazetën gjermane BILD.

Gjoba e dhënë për Dembelen nuk është as gjysma e 21 mijë eurove që i kishte kërkuar Weissenberg fillimisht.

“Natyrisht që Zotëri Dembele ka shumë pra, por ai duhet të trajtohet në mënyrë të drejtë. Ne e kemi bërë një hap të madh sot me vendimin për zvogëlimin e gjobës’, është shprehur avokati i futbollistit, Horst Kletke.

Vendimi i gjykatës u publikua në po të njëjtën ditë që u publikua edhe skuadra e Barcelonën për ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Manchester Unitedit, ku bën pjesë edhe Dembele. 

(Kosova Sot)