Ish-trajneri gjerman: Messi e Ronaldo s’janë më edhe aq mbresëlënës

  • 09 April 2019 - 15:24
Ish-trajneri gjerman: Messi e Ronaldo s’janë më edhe aq mbresëlënës

Ish-trajneri i Bayern Munichut e Borussia Dortmundit, Ottmar Hitzfeldit, beson se një skuadër angleze do ta fitojë titullin e Ligës së Kampionëve këtë sezon pikërisht për shkak të rënies në formë të Lionel Messit e Cristiano Ronaldo.

Sipas Ottmar Hitzfeldit, Lionel Messi e Cristiano Ronaldo nuk janë më aq mbresëlënës sa kishin qenë në të kaluarën

Messi i ka shënuar 42 gola dhe i ka asistuar 21 të tjera në 40 ndeshje të këtij sezoni, më shumë se cilido lojtar në top pesë ligat e Evropës. Kjo formë e mirë e Messit ka ndihmuar që Barcelona të jetë ende në garë për tripletë.

Në anën tjetër, Ronaldo ka arritur t’i shënojë 24 gola në sezonin e tij debutues me Juventusin. Het-triku i tij kundër Atletico Madridit ia siguroi Juventusit një vend në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, të cilën portugezi po tenton ta fitojë për të gjashtën herë në karrierë.

“Besoj se ndonjëri klub anglez mund ta fitojë titullin këtë sezon. Ata kanë shumë potencial. Dhe ndoshta për shkak që Messi nuk është më aq mbresëlënës sa ishte më parë, ngjashëm me Ronaldon”, është shprehur Hitzfeld, i cili e fitoi këtë trofe me Dortmundin e Bayernin.

“Ai ende shënon gola, por Juventusi do ta ketë të vështirë të hyjë në mesin e katër klubeve më të mirë, edhe pse skuadra është gjithmonë e organizuar në mënyrë të përsosur. Unë mendoj se Manchester City ose Liverpooli do ta fitojë titullin”

(Kosova Sot)