Zyrtare: Federata italiane vendos ndaj Mandzukic, për shkelmin ndaj Romagnoli

  • 09 April 2019 - 17:27
Zyrtare: Federata italiane vendos ndaj Mandzukic, për shkelmin ndaj Romagnoli

Sulmuesi i Juventusit, Mario Mandzukic, i ka shpëtuar ndëshkimit për shqelmat që ia dha mbrojtësit të Milanit, Alessio Romagnolit, në derbin e së shtunës në Serie A.

Prokurori i Federatës së Futbollit të Italisë (FIGC), Giuseppe Pecoraro, i kishte kërkuar gjyqësorit sportiv ta rishikonte rastin dhe të dilte me një vendim

Gjyqësori vendosi sot se, megjithatë, gjesti i kroatit nuk mund të konsiderohet si akt dhune dhe si rrjedhojë ai nuk mund të ndëshkohet.

Ndërkohë, me nga një ndeshje janë pezulluar Mattia Bani i Chievos, Stefano Stuaro i Genoas, Marvin Zeegler i Udineses, Milan Badelj i Lazios, Andrea Belotti i Torinos, Luca Ceppitelli i Cagliarti, Aleksandar Kolarov i Romës dhe Domenico Maietta i Empolit.

Dhe në fund, Sampdoria është gjobitur me 3 mijë euro pasi tifozët e saj e ofenduan gjyqtarin.

(Kosova Sot)