Zyrtare: Argjentina dhe Kolumbia nikoqire të Kupës së Amerikës më 2020

  • 09 April 2019 - 19:42
Zyrtare: Argjentina dhe Kolumbia nikoqire të Kupës së Amerikës më 2020

Argjentina dhe Kolumbia janë konfirmuar si bashkë nikoqire të Kupës së Amerikës në vitin 2020.

Këto dy vende u konfirmuar sot zyrtarisht si organizatore të këtij turneu nga CONMEBOL, Konfederata e Futbollit e Amerikës Jugore, e cila në fillim të këtij viti nuk e pranoi propozimin e Shteteve të Bashkuara.

CONMEBOL konfirmoi sot se turneu i zgjeruar, i përbërë nga 38 ndeshje, 12 më shumë se në formatin aktual, do të ndahet fillimisht në dy grupe nga gjashtë ekipe.

Grupet do të jenë Zona Jugore – Argjentina, Kili, Uruguai, Paraguai, Bolivia dhe një Kombëtare mysafire – dhe Zona Veriore, e përbërë nga Kolumbia, Brazili, Venezuela, Ekuadori, Peruja dhe një vend tjetër i ftuar.

Katër ekipe nga secili grup do të kualifikohet në fazën çerekfinale. 

(Kosova Sot)