Pele lirohet nga spitali dhe kthehet në shtëpi në Brazil
Legjenda braziliane Pele është kthyer në shtëpinë e vet në Brazil, pasi u lirua nga spitali në Paris.
Pasi e kaloi gati një javë në një spital në Paris për shkak të një infeksioni urinar, Pele është lejuar të kthehet në Sao Paulo.
Pas mbërritjes në Brazil, Pele u kontrollua përsëri dhe gjendja e tij shëndetësore tani është shumë e mirë.
(Kosova Sot)