Dembele plotësisht i gatshëm për Manchester Unitedin

  • 09 April 2019 - 23:32
Dembele plotësisht i gatshëm për Manchester Unitedin

Ousmane Dembele e ka marrë dritën e gjelbër për t’u paraqitur për Barcelonën kundër Manchester Unitedit të mekurën në Ligën e Kampionëve, pasi ekipi mjekësor ka konfirmuar se ai është riaftësuar plotësisht nga lëndimi.

Ernesto Valverde do të ketë Ousmane Dembelen në dispozicion për ndeshjen e parë çerekfinale të Barcelonës kundër Manchester Unitedit nesër në Old Trafford.

Anësori francez u lënduar në ndeshjen e fundit të klubit katalonas në Ligën e Kampionëve kundër Lyonit javë më parë, por tani është plotësisht i gatshëm për t’u kthyer në fushë.

Dembele pati problem me muskulin në kofshën e djathtë që iu rishfaq në ndeshje ndaj Lyon, edhe pse ai ia kishte dalë të luajë deri në përfundim të ndeshjes.

Gjatë një konference për media të martën para ndeshjes, Valverde tha se nuk do të rrezikojë me francezin, por tani që ai ka marrë dritën e gjelbër, trajneri spanjoll mund të vendosë ta fusë në formacionin startues. 

(Kosova Sot)