NBA: Oklahoma e përmbys rezultatin ndaj Houston, fitojnë edhe Miami dhe Toronto

  • 10 April 2019 - 12:49
NBA: Oklahoma e përmbys rezultatin ndaj Houston, fitojnë edhe Miami dhe Toronto

Oklahoma fiton me përmbysje 112-111 ndaj Houston në sekondat e fundit, suksesi i 48-të sezonal. Një përballje fantastike mes dy ekipeve rivale në Konferencën e Perëndimit, ku për Thunder u dallua i zakonshmi Westbrook. Ai realizoi një “triple double”, me 29 pikë, 12 rebound e 10 asist, mbështetur edhe nga George me 27 pikë. Për Houston u dallua Harden me 38 pikë, por që mbetën për statistikë. 

Surprizon Miami, që mundi 122-99 Philadelphia, sfidë ku diferencën e bëri veteran Wade, që realizoi 30 pikë.Kampionët e Golden State mundën 112-103 New Orleans në fushën e këtij të fundit, ndeshje e vendosur në periodën e fundit. Okafor realizoi 30 pikë për vendasit, por që mbetën për statistikë, ndërsa për Warriors u dallua Cousins, që realizoi 21 pikë e 12 rebound.

Fiton edhe skuadra e Toronto, që mundi 120-100 Minnesota, ndeshje ku kanadezët dominuan në fushë. Leonard me 20 pikë ishte shënuesi më i mirë. Boston, falë 21 pikëve të Rozier, mundi më përmbysje Washington me rezultatin 116-110. Skuadra e Portland mundi 104-101 Lakers, ndeshje ku u dallua Harkless me 26 pikë. 

NBA – Rezultatet e sotme

Cleveland – Charlotte, 97-124

Detroit – Memphis, 100-93

Washington – Boston, 110-116

Miami – Philadelphia, 122-99

Chicago – New York, 86-96

Minnesota – Toronto, 100-120

New Orleans – Golden State, 103-112

Dallas – Phoenix, 120-109

Utah Jazz – Denver, 118-108

Oklahoma – Houston, 112-111

Lakers – Portland, 101-104

(Kosova Sot)