Krenar që e përfaqëson Kosovën, ëndërron Real Madridin

  • 10 April 2019 - 16:06
Krenar që e përfaqëson Kosovën, ëndërron Real Madridin

Lirim Kastrati ndihet krenar që e përfaqëson vendin e tij – Kosovën dhe ndjenjat që i përjeton thotë se janë të papërshkrueshme. Futbollisti kosovar ka folur për eksperiencën në Kroaci me Lokomotivën, ndërsa nuk e fsheh ëndrrën e tij – të luajë në Real Madrid.

Në verën e vitit 2017, 18 vjeçari i asaj kohe, Lirim Kastrati kishte arritur në Lokomotiv të Zagrebit.

Zagreb, 311017. Igraliste u Luckom. Utakmica UEFA juniorske lige prvaka, NK Lokomotiva – FK Zeljeznicar. Na fotografiji: Lirim Kastrati, Denis Zeric. Foto: Ronald Gorsic / CROPIX

Atë nuk e njihnin shumë në Kroaci, por me kalimin e kohës ai e shfaqi talentin dhe vlerën e tij për ta marrë më seriozisht.

Mirëpo, ai kishte shpërthyer përfundimisht në mars të vitit 2018 duke shkëlqyer ndaj dy klubeve të mëdha kroate brenda tri ditësh.

Zagreb, 180518. Stadion u Kranjcevicevoj. Hrvatski Telekom Prva Liga, 1.HNL, 36.kolo, seniori, utakmica NK Lokomotiva – HNK Cibalia. Na fotografiji: Lirim Kastrati, Frane Vojkovic. Foto: Damir Krajac / CROPIX

Më 7 mars i kishte mposhtur i vetëm juniorët e Hajdukut me një gol dhe asistim në Kupë, ndërsa tri ditë më parë e kishte shkatërruar Dinamon.

Në fitoren historike të Lokomotivës ndaj Dinamos me rezultat 4:1, Kastrati kishte shënuar dy gola dhe e kishte nxjerrë një penallti.

Zagreb, 180418. Stadion Kranjceviceva. Hrvatski Telekom Prva liga, 1.HNL, 30.kolo, utakmica Rudes – Lokomotiva. Na fotografiji: Lirim Kastrati, Antonio Cristian Glauder Garcia. Foto: Damir Krajac / CROPIX

“E kam filluar karrierën në Hogosht, ku kam luajtur për KF Kika. Pas disa vitesh, kur shkova në shkollë të mesme, vazhdova tek Tirana dhe më pas luajta për Shkëndijën”, ka thënë futbollisti kosovar për mediat kroate.

Zagreb, 130318. Stadion u Kranjcevicevoj. Utakmica polufinala hrvatskog Kupa, Lokomotiva – Hajduk. Na fotografiji: Lirim Kastrati, Andre Fomitschow. Foto: Damir Krajac / CROPIX

“Më pas, trajneri aktual, Reji Jelici më mori në prova në NK Lokomotiv. Ai më kishte ndjekur në disa ndeshje tek ekipet e të rinjve në Kosovë, ku kisha zhvilluara ndeshje të mira, prandaj edhe më ftoi në test në Zagreb”, kujton Kastrati.

Duke shkuar në Lokomotiv ai e bëri një hap të madh në karrierë pasi ky klub ishte zgjedhja e duhur.

“E vërteta është se në Lokomotiv jam mjaft mirë. Kemi kushte fenomenale, bordi dhe të gjithë në klub na bëjnë të ndihemi mirë”, ka shtuar ai.

Kastrati është po ashtu i lumtur me jetën në Zagreb.

“Jeta këtu është fenomenale. Zagrebin e konsideroj shtëpinë time të dytë, më pëlqejnë njerëzit dhe kultura e këtushme. Ushqimi është fenomenal dhe Kroacia ka det të bukur. Më pëlqen Zagrebi, më pëlqen krejt Kroacia. Nuk më mungon asgjë”, shprehet Kastrati.

Edhe pse është pjesë e Kosovës, ai thotë se, po të mos e bënte këtë zgjedhje, do të luante pa problem për Kroacinë.

“Kush nuk do të donte të luajë për njërin prej ekipeve më të mira në botë. Natyrisht, do të doja të isha pjesë e ‘Vatreni’, por tash është e pamundur kjo pasi i kam zhvilluar disa ndeshje me Kosovën”, nënvizoi sulmuesi kosovar.

Ai megjithatë ndihet mjaft i lumtur që e përfaqëson vendin e tij, shkruan “100posto.hr”.

“Duke luajtur për vendin tim është diçka speciale, nuk mund ta përshkruaj atë ndjenjë. Jam krenar që jam pjesë e ekipit A të Kosovës. Kemi një skuadër mjaft të re, por të mbushur me lojtarë të mëdhenj. Mendoj se ne mund të shkojmë shumë larg, jemi të fortë”, shprehet tutje Kastrati.

Në nivelin e ekipeve, në cilën skuadër do të donte të luante?

“Nëse do të mund të zgjidhja, do ta zgjidhja Real Madridin. Në këtë klub Cristiano Ronaldo ishte idoli im, pasi ishte një punëtor i madh, më fascinonte dhe ai është njëri prej futbollistëve më të mirë në histori të futbollit”, thotë Lirimi.

Atij nuk i ka rënë asnjëherë të përballet me Ronaldon, por është përballur me yje të tjerë.

“Sa u përket klubeve, më së vështiri e kam pasur kundër Dinamos. Por, lojtari më i mirë me të cilin kam luajtur kundër ishte Christian Erikseni i Tottenhamit”, tregon përfaqësuesi kosovar.

Në fund, ai ka folur edhe për gjuhën kroate, të cilën po mundohet ta mësojë.

“Sinqerisht, është një gjuhë e vështirë, por miqtë e mi po më ndihmojnë ta përvetësoj atë”, përfundoi ylli i Lokomotivës. 

(Kosova Sot)