Ylli dënohet nga Komisioni i Garave i FBK-së

  • S.A /
  • 07 May 2024 - 12:36
Ylli dënohet nga Komisioni i Garave i FBK-së

Në një triler basketbolli, skuadra e Golden Eagle Yllit e arriti finalen e “Play Off-it” përballë Pejës në “Karagaq” 3:2 në seri. E në lidhje me këtë takim, Komisioni i Garave i Federatës së basketbollit të Kosovës e ka dënuar Yllin me 400 euro gjobë për shkak të thyerjes së Nenit 50.20 të PG-së, transmeton "Kosova Sot Online ".

Neni 50.20 thotë: Mos njoftimi i paraqitjes së 5 lojtarëve të huaj 24 orë para fillimit të ndeshjes.

Dënime tjera nuk ka pasur për ekipet, ndërsa për gabime teknike janë dënuar lojtarët: Musab Mala (Peja) 100 euro, Gëzim Morina (Ylli) 100 euro dhe Dajuan Graf (Ylli) 100 euro.

Ylli në finale do të përballet me Trepçën, që eliminoi me lehtësi Sigal Prishtinën në gjysmëfinale me seri 3:0.

 (Kosova Sot Online )