Igli Tare ia mbyll derën përfundimisht Lazios

  • S.A /
  • 07 May 2024 - 14:24
Igli Tare ia mbyll derën përfundimisht Lazios

Igli Tare është vlerësuar në “Gran Gala del Calcio” duke marrë çmimin si “Drejtori më i Mirë” për sezonin e shkuar. Ish-futbollisti i kombëtares foli për të kaluarën e tij te Lazio duke theksuar se nuk do të kthehet më në klubin kryeqytetas, transmeton "Kosova Sot Online ".

“Nuk mendoj se rezultatet e Lazios kanë lidhje me largimin tim. Vitin e kaluar e merituam vendin e dytë. Por, nuk erdhi si një e papritur pasi për ato rezultate ishte punuar shumë nga drejtuesit dhe trajnerët. Unë i uroj Lazios që të ketë një të ardhme edhe më të ndritur. Kam dëgjuar që flitet për rikthimin te Lazio, por unë nuk i besoj rikthimeve. Rrugët janë të ndara dhe klubi ka bërë zgjedhje të tjera. Nuk do të kthehem aty në të ardhmen e afërt”, tha fillimisht ai.

Sa i takon të ardhmes, Tare u shpreh i hapur për oferta duke u shprehur se disponon shumë gjuhë të huaja që i zotëron dhe mund të punojë në shumë vende.

“Sa i takon klubit të radhës, kam fatin që flas shumë gjuhë dhe dua një projekt që të më intrigojë”, e përfundoi Tare.

(Kosova Sot Online )