Milani reagon ndaj UEFA-s

  • 10 April 2019 - 17:28
Milani reagon ndaj UEFA-s

Milani nuk është i habitur me vendimin e UEFA-s për ta çuar klubin kuqezi në Dhomën e Gjyqësorit CFCB për shkak të shkeljeve të Financial Fair Play (FFP).

Shkeljet e reja janë bërë sezonin e kaluar dhe atë aktual, dhe ky rast nuk ka të bëjë me rastin tjetër, në bazë të cilit Milani u pezullua nga garat evropiane, edhe pse më vonë pezullimi iu hoq.

Megjithatë, agjencia NASA raporton se Milani e dinte se një hetim ndaj tij do të niste dhe se i ka pritur këto zhvillime sepse e konsideron këtë si hap formal obligues.

Më tej, agjencia raporton se shkeljet ishin bërë para se Elliott Management ta merrte nën kontroll klubin korrikun e kaluar.

Duke pasur këtë në mendje, Elliott është i përkushtuar t’i ndjekë hapat e nevojshëm për ta vënë Milanin në binar me rregullat e FFP. 

(Kosova Sot)