Dy orë deri në sfidën e madhe të Smalling, i cila tha: Ma sillni këtu Messin

  • 10 April 2019 - 19:13
Dy orë deri në sfidën e madhe të Smalling, i cila tha: Ma sillni këtu Messin

Kanë mbetur saktësisht edhe dy orë deri në sfidën e madhe të qendërmbrojtësit të Manchester United, Chris Smalling, i cili dha një deklaratë shumë të fortë rreth ballafaqimit me yllin e botës së futbollit, Leo Messi.

United do ta presë Barcelonën sonte në një natë të zjarrtë të Ligës së Kampionëve. Ekipi katalonas do mundohet të arrijë fazën e gjysmë finaleve për herë të parë që nga edicioni 2014/15, kur edhe e fituan këtë garë, shkruan Sky Sports.

Këtë vit, pesë herë fituesi i Topit të Artë Leo Messi ka shënuar 43 gola dhe ka bërë 21 asiste në të gjitha garat duke treguar formë shumë të lartë ndonëse në moshën 31 vjeçare.

Këtë vit Barça nuk ka humbur asnjë lojë në Evropë, duke fituar pesë lojë dhe barazuar tre të tjera.

Por mbrojtësi i Djajve të Kuq, Chris Smalling përkundër formës fenomenale të katalonasve ka thënë që mezi po e pret sfidën e sotme.

“Është diçka për të cilën rrëqethem vetëm kur e mendoj. Këtë sezon kemi qenë me fat të jemi takuar me lojtar të kalibrit të lartë sikur Cristiano Ronaldo, Mbappe dhe që tani të ndeshemi me këtë lojtar të madh është diçka të cilën po e shijoj.”, thotë qendër mbrojtësi.

“Ma sillni”, thotë në fund anglezi.

Edhe trajneri Ole Gunnar Solskjaer përkrahi deklaratën e lojtarit të tij. “Çfarë lojtari je nëse nuk dëshiron të ndeshesh me më të mirët e botës”, deklaroi ai.

(Kosova Sot)