Kosova, pa medalje në Kampionatin Evropian për peshëngritje

  • 11 April 2019 - 12:23
Kosova, pa medalje në Kampionatin Evropian për peshëngritje

Leonora Brajshori dhe Arbnor Krasniqi e kanë përfaqësuar Kosovën në Kampionatin Evropian për peshëngritje, që po mbahet në Batumi të Gjeorgjisë.

Të dy peshëngritësit nga Kosova e kanë përfunduar të mërkurën garimin.

Leonora garoi në kategorinë deri në 55 kilogramë. Në disiplinën shkëputje nuk arriti të ngritë 66 kilogramë, që ishin synim i saj, ndërsa në shtytje ngriti 81 kilogramë. Në shtytje doli e 19-ta, dukë lënë prapa garueset nga Kroacia dhe Italia.

“Ngritja ime më e mirë ishte në tentimin e fundit. Nuk shkoi siç e kisha parashikuar, por ishte e mirë”, ka shkruar Brajshori në Twitter.

Në një konkurrencë të fortë, të mërkurën garoi Krasniqi në kategorinë deri 81 kilogramë.

Në shkëputje ai ngriti 95 kilogramë, ndërsa në shtytje 120 kilogramë, që janë rezultatet më të mira të tij. Me 215 pikë në total, Arbnori doli i shtati nga po aq garues.

Image

Në evropian, Kosova u paraqit me simbolet shtetërore, pavarësisht se Gjeorgjia nuk e njeh pavarësinë e vendit tonë. Madje, ceremonia hapëse e evropianit u bë nga presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zurabishvili.

(Kosova Sot)