Lojtari i ardhshëm i Barçës e zemëron Ronaldon gjatë ndeshjes Ajax – Juventus

  • 11 April 2019 - 15:04
Lojtari i ardhshëm i Barçës e zemëron Ronaldon gjatë ndeshjes Ajax – Juventus

Cristiano Ronaldo dhe Frenkie de Jong i dominuan ballinat pas barazimit mes Ajaxit dhe Juventusit në Ligën e Kampionëve të mërkurën.

Ronaldo, i cili u rikthye në formacionin e Juves pasi kishte munguar në katër ndeshjet e fundit, shënoi golin e Juventusit.

Harkimi tejet preciz i Joao Cancelos e gjeti Ronaldon në zonë, i cili shënoi me një goditje të fortë me kokë në fund të pjesë së parë.

Juve shkoi në pushim mes pjesëve me epërsi prej një goli, por vetëm 30 sekonda brenda pjesës së ditë, David Neres e barazoi ndeshjen për vendasit.

Ajaxi e meritoi këtë gol, pasi e dominoi takimin kryesisht falë tashmë lojtarit të Barcelonës, Frenkie de Jong, i cili bëri një paraqitje brilante në mesfushë.

De Jong do të luajë për Barçën nga sezoni i ardhshëm, pasi në janar e zyrtarizoi kalimin te klubi katalonas, pas marrëveshjes mes klubeve në vlerë 75 milionë funte për të.

Mesfusha e Juves nuk ia doli ta ndalë De Jongun për shkak të lëvizjeve dhe kreativitetit të tij të lartë, që në një moment e zemëroi Cristiano Ronaldon.

Siç shihet në videon e mëposhtme, 21-vjeçari ia del të gjejë hapësirë në fushë dhe ta pranojë topin, Ronaldo iu bën thirrje bashkëlojtarëve të bëjnë presion.

Por ata nuk e bëjnë, dhe si pasojë portugezi tërbohet duke i çuar duart lart në shenj zemërimi, me de Jong bën një pasim tjetër fantastik përpara. 

(Kosova Sot)