Babai i Neymarit e zbulon të ardhmen e brazilianit

  • 12 April 2019 - 11:34
Babai i Neymarit e zbulon të ardhmen e brazilianit

Spekulimet për një kthim në Spanjë kanë shpërthyer gjatë kohës së fundit për Neymarin, mirëpo ai duket se është i bindur që ta vazhdojë karrierën e tij në Francë me Paris Saint-Germainin.

Babai i Neymarit pretendon se djali i tij nuk dëshiron të largohet nga Paris Saint-Germaini, duke i këshilluar të flenë të qetë tifozët francezë pasi që asnjë transferim nuk do të ndodhë.

Që kur Neymari u transferua në Parc des Princes për 222 milionë euro, duke u bërë futbollisti më i shtrenjtë në botë, e ardhmja e braziliani është vënë në dyshim vazhdimisht.

Për shumë njerëz, transferimi në PSG konsiderohet vetëm si një hap për ta dëshmuar veten larg Lionel Messit, mirëpo Neymari pritet ta gjejë një klub të ri së shpejti. Klubet më të përfolura janë pikërisht Barcelona dhe Real Madridi.

Megjithatë, Neymari ka një kontratë të gjatë në Paris dhe nuk dëshiron ta shkëpusë këtë kontratë, të paktën sipas Neymar Sr.

“Kontrata me PSG-në është e gjatë. Ne jemi vetëm në sezonin e dytë dhe asgjë s’ka marrë fund ende. Ne e kemi një kontratë, të së cilës nuk i kemi shkuar ende as deri në gjysmë”, është shprehur Neymar Sr.

“Spekulimet për largim do të vazhdojnë gjithmonë. Nuk mund ta kemi një lojtar si Neymari pa i pasur edhe ëndrrat e klubeve për të. Dëshira e Neymarit për të qenë në PSG ishte shprehur para dy vjetëve, kështu që tifozët mund të flenë të qetë”.

“Sot, Neymar nuk dëshiron të largohet nga PSG-ja, ai dëshiron të vazhdojë ta ndihmojë klubin francez për të fituar trofe”.

Neymari i fitoi tri trofe me PSG-në në sezon e tij të parë në Francë. Një lëndim ia kishte pamundësuar brazilianit të luante në një pjesë të madhe të sezonit të kaluar dhe e njëjta gjë po ndodh edhe këtë sezon.

Megjithatë, Neymari ka arritur t’i shënojë 48 gola në 53 paraqitje për PSG-në.

(Kosova Sot)