“Kur ishe i ri, kush ishte heroi yt? Gjithmonë Zidane, Zidane dhe Zidane”

  • 12 April 2019 - 16:41
“Kur ishe i ri, kush ishte heroi yt? Gjithmonë Zidane, Zidane dhe Zidane”

Hazardi nuk e ka fshehur sërish dashurinë që ka për Zidanin.

Eden Hazard ka flirtuar sërish me Real Madridin.

Në një intervistë për “Sky Sports”, Hazard u pyet për heroin e tij kur ishte fëmijë dhe përgjigjja ishte ajo që tashmë e di e gjithë botë, Zinedine Zidane.

“Kur ke qenë i ri, kush ka qenë heroi yt? Zidane. Gjithmonë Zidane, Zidane dhe Zidane”, u përgjigj Hazard në prani të talentit të ri, Callum Hudson-Odoi.

Ndër të tjera, Hazard tha se “është mirë për futbollin që është kthyer Zidane”.

Me një fjalë, 28-vjeçari belg haptazi po ia bën të qartë Madridit se dëshiron ta veshë fanellën e bardhë.

(Kosova Sot)