Prishtina ende e pamposhtur, fiton edhe Ylli

  • 13 April 2019 - 21:51
Prishtina ende e pamposhtur, fiton edhe Ylli

Sot u zhvilluan dy ndeshje në kuadër të xhiros së 28-të të Superligës së Kosovës në basketboll, ku Prishtina dhe Ylli shënuan fitore ndaj Prizrenit dhe Boreas.

 Prishtina vazhdon të mbetet e pamposhtur këtë sezon të Superligës dhe sonte arriti ta fitojë edhe ndeshjen e 28-të radhazi. Kryeqytetasit u treguan shumë të fortë për Prizrenit, të cilin e mposhtën me rezultat 106:71.

Përderisa ky sezon po shkon në mënyrë të përsosur për Prishtinën, e njëjta nuk mund të thuhet edhe për Prizrenin, që sot e pësoi disfatën e 16-të nga gjithsej 28 ndeshje të zhvilluara.

Në anën tjetër, Ylli, që renditet në pozitën e dytë në tabelën e Superligës, siguroi fitore me rezultat 143:72 kundër Boreas, që radhitet në pozitën e fundit, të tetë, në këtë tabelë.

Ylli ka pësuar disfatë vetëm tetë herë deri më tani këtë sezon, ndërsa kundërshtari i tyre, Borea, i ka fituar vetëm tri ndeshje.

(Kosova Sot)