Kosova U21 në finale të IHF Trophy, një fitore larg botërorit

  • 13 April 2019 - 21:55
Kosova U21 në finale të IHF Trophy, një fitore larg botërorit

Kosova U21 në hendboll është kualifikuar në finale të IHF Trophy.

Hendbollistët e Kosovës kanë qenë superior ndaj Paraguajit U21 në gjysmëfinale të IHF Trophy.

Kosovarët prenë biletën për në finale me fitore bindëse në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë, duke fituar me rezultat prej 36-27.

“Jemi në finale të IHF Trophy Intercontinental. Kosova U21 ka mposhtur Paraguajin në gjysmëfinale me rezultat bindës, 36:27 dhe ka siguruar paraqitjen në finalen e madhe”, shkruan Federata e Hendbollit të Kosovës në një postim në Facebook.

Të dielën (18:00) Kosova U21 luan në finale me Taipein Kinez, që e ka mposhtur në ndeshjen e parë.

“Me fitore në finale shkojmë në botërorin e juniorëve. Spanjë, Kosova po vjen…”, shkruan FHK.

(Kosova Sot)