Fitorja eventuale ndaj Crystal Palace e rikthen Manchester City në krye të Premierligës

  • 14 April 2019 - 14:09
Fitorja eventuale ndaj Crystal Palace e rikthen Manchester City në krye të Premierligës

Manchester City e viziton sot Londrën në kërkim të fitores ndaj Crystal Palace për të mbetur në pol pozicion në garë për titull në Premierligë.

Një fitore eventuale ndaj Palace sot në Selhurst Park në orën 15:05, do ta rikthente skuadrën e Pep Guardiolës në pozitën e parë në ligën elitare angleze.

Me një ndeshje më pak të zhvilluar, City i ka 82 pikë, një më pak se Liverpooli, në një garë të ngushtë për titull mes vete.

Palace nuk ka për çfarë të luftojë, pasi e ka të pamundur kualifikimin në garat evropiane dhe veçse e ka siguruar edhe matematikisht mbijetesën në ligë.

Formacionet zyrtare:

Crystal Palace:

Image

Manchester City:

Image

(Kosova Sot)