Rikthehet Carvajal, por mungon Kroos bashkë me Ramos, Vinicius dhe Courtois

  • 14 April 2019 - 14:44
Rikthehet Carvajal, por mungon Kroos bashkë me Ramos, Vinicius dhe Courtois

Dani Carvajal duket i gatshëm për t’u rikthyer në formacionin e parë të Real Madridit për takimin me Leganes të hënën, pas plot 41 ditëve mungesë si pasojë e lëndimit.

Mbrojtësi i djathtë nuk ka luajtur që prej eliminimi të Real Madridit nga Liga e Kampionëve në kurriz të Ajaxit.

27-vjeçari, i cili i ka zhvilluar vetëm 17 ndeshje në La Liga këtë sezon, tani duket i gatshëm për të luajtur kundër Leganes, vendit ku ishte rritur.

Zidane do të jetë, megjithatë, pa treshen e lënduar, Sergio Ramos, Vinicius Jr dhe Thibaut Courtois.

As Toni Kroos nuk ka qenë në gjendje të stërvitë me grupin sot, por klubi do ta vlerësojë gjendjen e tij për ndeshjen e nesërme. 

(Kosova Sot)